11.7 C
Elbasan

Nuk ndalet rritja e të infektuarëve me Covid

Katër viktima dhe 306 raste të reja.

Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri për 24 orët e fundit.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 1412 testime, ndërsa kanë fituar betejën me virusin 71 pacientë duke e çuar numrin total në 10466.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

VIKTIMAT E 24 ORËVE TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

Lajme të tjera

“Anëtarë të Kushtetueses janë blerë nga politika. 4 janë në ‘lupën e ndërkombëtareve dhe SPAK”/ Llabani: Klodjan Braho ka lëshuar urdhër për survejim…

Gazetarja Anduena Llabani në një intervistë në “News24”, deklaroi se katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë në lupën e ndërkombëtarëve por edhe të SPAK. Gjithashtu...

Burg për drejtuesit! Gjykata e Durrësit jep vendimin për masën e dosjes Kurum

1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi 2. Shtetasi Sh.H- dyshuar...

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, flasin fqinjët e tyre në Peqin: Po na dridhet shpirti

Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për...

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu! Ulje dënimi për 853 të dënuar

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai thotë...

Dënim i rëndë për ish-kampionët e Anglisë, i zbritën 6 pikë

Leicester City u dënua me heqjen e gjashtë pikëve sepse shkeli rregullat financiare të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR). Konkretisht, klubi pati humbje financiare më...

Përmbytje në Himarë, përroi del nga shtrati dhe uji futet në Komisariatin e Policisë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati...