11 C
Elbasan

Nuk u arrit votimi i emigrantëve, Balla: Fajin e ka PD dhe LSI, fleta e votimit të jetë sa më e thjeshtë, si e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e misionit të ODIHR këtë të hënë. Në dalje të selisë rozë, ai pati një prononcim të shkurtër për gazetarët ku u pyet rreth votës së emigrantëve. Balla u shpreh se PD-ja dhe LSI-ja kanë bllokuar shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Republikës që të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u shpreh se “Pengesa që PD dhe LSI i bënë votës së emigrantëve është turp i tyre”.

“Ç’të them unë për  këtë. PD dhe LSI bënë gjithçka kishin mundësi që mos i linin shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë të votojnë. Bllokuan gjithë vendimmarrjen. Nga janari ku akti normativ i rregullatorit ishte gati, kërkuan një muaj kohë. Vajti në Shkurt, pastaj kërkuan një javë kohë, pastaj e shtynë një javë tjetër. Pastaj nuk kthyen përgjigje. PD dhe LSI duhet të mbajnë një përgjegjësi të plotë të një bllokimi të pakuptimtë të një hapi që Shqipëria duhet ta kishte bërë në këtë zgjedhje. Pengesa që PD dhe LSI i bënë votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla.

Ai shtoi më tej se duhet që KQZ-ja të përmbyllë sa më shpejt fletën e votimit. Për Ballën, ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos nxjerrin vota të pavlefshme.

“Është e rëndësishme që komisioneri të përmbyllë sa më shpejt fletën e votimit me qëllim që shqiptarët të kenë mundësinë të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme. 

Unë e thashë dhe ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-i, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve që të bëjnë një fletë votimi të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë është perfekt që ka rezultuar për gjysmën tonë të kombit që është nga ana tjetër e kufirit të  jetë një fletë e volitshme.

Kemi një sistem votimi ende për shkak të marrëveshjes së 5 Qershorit me numërues partiakë. Partitë e vogla nuk kanë mundësi që të kenë përfaqësuesit e tyre. Fleta e votimit do të jetë e tillë që të kapet apo skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë votimi më e madhe e bën të pamundur që partitë e papërfaqësuara në grupet e numërimit ta kenë këtë mundësi që ta kenë aksesin e drejtpërdrejtë përmes videos apo përmes ekranit në procesin e numërimit. 

Prandaj edhe kjo historia që PD krijoi me numrin e pafundmë të kandidatëve është histori që thjesht ka krijuar vonesa të pakuptimta ndërkohë që matematika e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor është shumë qartë. Se nuk ka mundësi që LSI e kupton Kodin si ne dhe PD e kupton kodin Zgjedhor si 7*7 bëjnë 42 apo 49 si tha Luli”, tha Balla.

Ndër të tjera, Balla shtoi se ka një prirje në radhët e PD-së për të mos zbatuar masat e pandemisë, duke zhvilluar mitingje.

Fax web

Lajme të tjera

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet...

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...