9.8 C
Elbasan

Numër i ulët mjekësh në spitalet rajonale për të infektuarit me Covid

Spitali i Shkodrës ishte nga të parët në vend për të infektuarit me Covid.

Në shërbim të tyre janë një numër i ulët mjekësh krahasuar me 250 mijë banorë që ka qarku.

“Kemi 4 infeksionistë, 3 pneumologe, 4 reanimatore”, u shpreh ai.

Një mjek infeksionist, 2 mjekë pneumolog, një reanimator dhe 5 infermiere. Ky eshte stafi i spitalit të Lezhës që do të përballojë të sëmurët me Covid në momentin që do të hapet pavioni me 16 shtretër sipas skenarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Që prej dhjetë vitesh ky stafi mjekësor në spitalin e Lezhës nuk ka ndryshuar në numër.

Ndërkohë Elbasani është një nga qarqet më të mëdhenj në vend me 450 mijë banorë. Prej kohësh nuk ka pasur asnjë mjek pneumolog. Por më në fund, pak ditë më parë është punësuar një mjek.

Kur nisi pandemia e vetmja mjeke dha dorëheqjen dhe nisi punën në një klinike private.

Situatë problematikë është dhe në pavionin e sëmundjeve infektive. Atje ka vetëm një doktor, i cili e ka të pamundur tu shërbejë të sëmurëve me Covid, në një kohë që rastet janë në rritje.

Reparti që merret me trajtimin e Covid ka 81 shtretër, ku punon një mjek dhe 12 infermierë.

Stafi i mjekëve që do trajtojnë të infektuarit me Covid:

-1 mjek pneumolog

-1 mjek infeksionist

-3 reanimatore

Nga ana tjetër spitali Librazhdit nuk ka më asnjë mjek pneumolog. E  vetmja që punonte aty është transferuar në Elbasan.

 “Është një mungesë e madhe dhe organet përkatëse duhet të marrin masa për të sjellë një mjek tjetër”, tha Dr Abdin Isaklu.

Në Durrës prej disa ditësh pavioni i dedikuar për të infektuarit me Covid po pret pacientë në gjendje të rënduar. Aktualisht janë 55 persona të shtruar.

Pjesë e trupës mjekësore që po trajton të infektuarit me Covid në Durrës, janë 7 reanimatore, 2 infeksioniste dhe 3 pneumologë.

Edhe në Vlorë është bërë gati një pavion për të prekurit me Covid me 80 shtretër.

Ky spital numëron 83 mjekë të specialiteve të ndryshme. Nga të cilët 3 infeksionistë, 3 pneumologë dhe 4 reanimatorë.

Fillimisht këtyre pacientëve do t’ju shërbejnë 20 infermierë.

Ndërkohë në spitalin e Fierit janë përshtatur dy ambiente për të pritur të infektuarit me Covid. Ata do të trajtohen nga një staf i kufizuar mjekësh, nga një infeksionist, 3 pneumologë, 3 reanimatorë dhe 70 infermier. Ndërsa po bëhen gati 70 shtretër të dedikuar për të prekurit e mundshëm nga Covid.

Stafi i mjekëve që do trajtojnë të infektuarit me Covid:

-1 infeksionist

-3 pneumologë

-3 reanimatorë

Ndërsa në spitalin rajonal të Dibrës po bëhet gati një pavion për të infektuarit me 40 shtretër. Sa i përket stafit ka vetëm një mjek pneumolog dy infeksionistë dhe 1 reanimator.

Stafi i mjekëve që do trajtojnë të infektuarit me Covid:

-1 pneumolog

-2 infeksionistë

-1 reanimator

Edhe në Kukës stafi mjekësor duket se është shumë i cunguar në shërbimet që trajtojnë të prekurit nga koronavirusi.

Në këtë spital shërben vetëm 1 pneumologe, e një reanimator, i cili duhet të punojë si në spital ashtu dhe në maternitet.

Stafi i mjekëve që do trajtojnë të infektuarit me Covid:

-1 pneumolog

-1 reanimator

-1 infeksionist

/abcnews.al/

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...