12.7 C
Elbasan

Numri i lartë i shtrimeve/ Nis zbrazja e Sanatoriumit, do rikthehet në spital COVID! Pacientët do të transferohen te ish- kirurgjia në QSUT

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet si Sanatoriumi në COVID/2. Burime bëjnë me dije se ka nisur zbrazja e këtij spitali, ku mësohet se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID/3.

Një vendim i tillë erdhi si pasojë e numrit të lartë të të shtruarve në spitalin Infektiv, aktualisht i vetmi spital ku trajtohen pacientët me koronavirusi. Referuar buletinit ditor të ministrisë së Shëndetësisë, për ditën e djeshme në këtë spital janë të shtruar 72 pacientë, nga 120 shtretër në total.

Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç’ka do të sillte zhvendosen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.

B.K./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...