Një 50 vjeçar është arrestuar në Srapar, pasi rezultoi se nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas informacioneve, “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec.

Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur”.

Sakaq 40 vjeçari mësohet se ka blerë materialet, të cilat u kap duke  transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.