9.3 C
Elbasan

OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për Shqipërinë! Manastirliu: Së bashku do ia dalim! Ambasadori Zingraf: Do vazhdojmë mbështetjen tonë

Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të ‘luftës’ kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten (15 Janar) me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf,  dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në vendin tonë.

Oksimetria e pulsit është një mënyrë për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak të një personi nga klinicistët, e cila mund t’i ndihmojë pacientët për të përcaktuar se kur mund të kenë nevojë për të kërkuar një shkallë më të lartë kujdesi shëndetësor.

 Duke shprehur mirënjohje për Gjermaninë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm, Ministrja Manastirliu theksoi se “luftën me COVID-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!” 

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Zingraf theksoi se:

“Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”

Teksa OBSh-ja dhe partnerët vijojnë punën për furnizimet e nevojshme të përgjigjes ndaj COVID-19, përfshirë pajisjet personale mbrojtëse, ato të testimit diagnostik dhe kujdesit klinik, Dr. Menne theksoi se zyra e OBSh-së në Shqipëri mundësoi sjelljen e shpejt dhe në kohë të donacionit të ndihmës humanitare prej 1000 pajsijesh oksimetrie nga Gjermania në Shqipëri.

“Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!” – tha ajo.

Përveç bashkërendimit ndërmjet partnerëve shëndetësorë dhe donatorëve për sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme strategjike dhe teknike, OBSh-ja ka bashkëpunuar në çdo hap me autoritetet shqiptare të kujdesit shëndetësor për përballjen me pandeminë.

Me mbështetjen e OBSh-së, Shqipëria e shumëfishoi kapacitetin e testimit që nga maji i vitit 2020, ndërkohë që OBSh-ja ndihmoi në trajnimin e 7054 punonjësve të shëndetit në spitalet universitare, rajonale dhe komunale.

OBSh-ja e mbështeti teknikisht Shqipërinë për t’u përfshirë në një provë ndërkombëtare: me 65 pacientë pjesëmarrës, ajo është një nga vendet e grupit të shtevete të përfshira në Provën Ndërkombëtar të Solidaritetit të OBSh-së – ku arritën të grumbulloheshin 12 000 pacientë në më shumë se 500 spitale në mbarë botën – për të përcaktuar nëse kombinime të ndryshme të baranve mund të kenë ndonjë efekt në shkallën e vdekshmërisë, nisjen e ventilimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital të pacientëve me COVID-19.

Më tej, OBSh-ja dhe partnerët po punojnë me Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera, përmes Instrumentit të COVAX-it, për të siguruar një qasje të drejtë e të barabartë të të gjitha shteteve ndaj vaksinës.

 

 

 

shqiptarja.com

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...