10.9 C
Elbasan

Ora kur pritet të fillojë stuhia: Nesër shira të dendur dhe rrufe, zonat me rrezik

Temperaturat e këtyre ditëve janë tipike të vjeshtës me mëngjese dhe mbrëmje të freskëta, ndërsa një pjesë e mirë e vendit pritet të përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe shkarkesa të shumta elektrike gjatë pasdites së nesërme.

Vranësirat pritet të pushtojnë qiellin që prej orëve të para të së dielës për shkak të rrymave ajrore të ardhura nga Apeninet, ndërsa reshjet e dendura të shiut pritet të nisin në orën 16:00 duke zgjatur disa orë deri në mbrëmje.

Zonat më të prekura nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrufetë pritet të jenë ajo e Korçës , Ersekës, Përmetit si edhe e gjithë pjesa jugore vendit, ndërsa pjesa qendrore dhe lindore do të karakterizohen nga reshje me intensitet më të ulët.

Në hartën më poshtë mund të shihni edhe zonat që parashikohet të kenë intensitet të lartë shkarkesash elektrike, ku edhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes! /abcnews.al

Lajme të tjera

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...

Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) prezantoi të hënën një sërë propozimesh për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë, e...

Çmimi i arit shënon rënie të ndjeshme

Çmimi i arit ka regjistruar një rënie të ndjeshme gjatë ditës, duke zbritur fillimisht nën 4.900 dollarë dhe më pas duke testuar nivelin 800...