7 C
Elbasan

Organizoi dasmë, gjobë dhe arrestim për pronarin e lokalit në Durrës

Arrestohet një pronar lokali në Durrës, pasi organizoi dasmë.

52-vjeçari ishte ndëshkuar 2 herë nga e Policia e Durrësit më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Po ashtu, gjatë kontrollit pronari u konstatua duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.” – njofton policia.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

ora tv

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...