24.1 C
Elbasan

OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania bëhen një bankë duke vijuar si OTP Bank Albania

OTP Bank Albania njofton përmbylljen e objektivit të parë të procesit të shkrirjes mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania; nga sot 1 dhjetor 2022, të dy bankat do operojnë nën emrin OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi redukton numrin total të bankave në vend në 11 nga 12. Kjo e pozicionon OTP Bank Albania si bankën e pestë më të madhe në vend në nivel asetesh dhe të tretën në terma të portofolit të kredive. Procesi i integrimit të OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania pritet të zgjasë deri në vitin 2023.

Tiranë, 1 Dhjetor 2022 – OTP Bank Albania njofton përmbylljen e Bashkimit Ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi redukton numrin total të bankave në vend në 11 nga 12. Kjo e pozicionon OTP Bank Albania si bankën e pestë më të madhe në vend në nivel asetesh dhe të tretën në terma të portofolit të kredive, duke forcuar kështu pozicionin në tregun shqiptar.

Nga sot 1 Dhjetor 2022, të dy bankat do operojnë si një entitet. Shënojmë se Alpha Bank Albania pushon së ekzistuari duke u shkrirë kësisoj me OTP Bank Albania (anëtare e Grupit OTP). Në këtë moment, lidhur me bashkimin, klientët e mirëpritur të Alpha Bank Albania nuk kanë nevojë të bëjnë gjë dhe të gjithë klientët do mbahen në komunikim të vazhdueshëm kohë pas kohe rreth momenteve kyç të procesit të integrimit dhe ndryshimeve të lidhura me këtë. Si rezultat i këtij bashkimi, klientët e të dy bankave do përfitojnë nga një rrjet i zgjeruar i degëve, rrjet i mirë-pozicionuar dhe ATM shumë funksionale, rrjet i gjerë i POS-ve, si dhe më shumë produkte të volitshme dhe shërbime inovative. Ndryshimi më i rëndësishëm që klientët do hasin në ditët e para është fakti që logo dhe ngjyrat gradualisht do të bëhen të gjelbërta në të gjithë rrjetin. Në periudhën në vijim, fokusi i OTP Bank Albania do jetë mbajtja në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit dhe vijimi me sukses i procesit të integrimit.

Procesi i integrimit të plotë mes OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania pritet të zgjasë deri në vitin 2023. Si rezultat, në terma asetesh pjesa e tregut të OTP Bank Albania pritet të arrijë 11% dhe në terma të portofolit të kredive të rritet me një fish e gjysëm. Bazuar në këtë të fundit, operatori bankar shqiptar i Grupit OTP mund të bëhet aktori i tretë më i madh në treg me 16.3% të tregut.

‘Sot ne do finalizojmë objektivin tonë të parë që kishim lidhur me projektin e bashkimit mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Është ky momenti për të ndarë mirënjohjen time për të gjithë kolegët që po punojnë me përkushtimin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të sjellin në jetë me sukses këtë projekt dinamik dhe kompleks. Është pikërisht ‘arritja e një procesi kalimi të rrjedhshëm dhe të lehtë për klientët tanë’ motivi që na drejton, duke vështruar me entuziazëm drejt së ardhmes së përbashkët për shërbim më cilësor, rrjet më të zgjeruar, produkte më tërheqëse dhe zgjidhje inovative. Ne jemi të vendosur të bëhemi Banka më e mirë në Shqipëri. » deklaroi Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania.

Banka OTP ka qenë një nga institucionet financiare më aktive në tregun Evropian të blerjeve. Pasuar krizën financiare, transaksionet e reja nisën në 2014 dhe që atëherë Banka OTP ka njoftuar blerjen e 12 institucioneve financiare dhe portofoleve bankare në nëntë shtete, përfshirë edhe blerjen aktuale të Alpha Bank Albania. Të gjitha këto, përveç transaksionit për Slovenian Nova KBM, i cili është ende në proces të përmbylljes, janë integruar me sukses me grupin bankar.

Me këtë performancë të veçantë përfitimesh, Grupi OTP është bërë konsoliduesi i sektorit bankar më aktiv në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përmirësuar thelbësisht pozicionin e tij në treg në Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi dhe duke rritur kontributin në fitim nga anëtarët jo-Hungarez të grupit.

Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin CEE me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapital dhe pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 shtete për afërsisht 16 milionë klientë, ka një rrjet me më shumë se 1,400 degë dhe më shumë se 36,000 punonjës. Grupi OTP e ka selinë në Budapest, Hungari dhe ka një strukturë aksionare transparente dhe të diversifikuar. Grupi Bankar është listuar në Bursën e Budapestit që në 1995.

Lajme të tjera

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Prej orësh, fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, duke bërë që një pjesë e mirë e...

Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, cilët ishin dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dy shqiptarëve të përfshirë në trafik...

Zjarri në landfillin e Elbasanit! Reagon ashpër Erion Murataj “Po vrisni fëmijët për interesat e politikës”

Kryetari I PSD Elbasan Erion Murataj ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e jashtëzakonshme që është krijuar si pasojë e zjarrit në landfillin...

Inceneratori i Elbasanit dhe skandali me “Eco Elb”! Vetting: Fitues shpallet ofertuesi më i shtrenjtë ‘Ergi’ sh.p.k! Kontratat e dyshimta, 7 bashki i paguajnë...

Mbi një det të trazuar apo të qetë pamjet që ofrojnë pulëbardhat të krijojnë përshtypjen e parajsës në muzgun e mbrëmjes në qytetin e...

Zjarri në landfill dhe zjarri në Balëz “mbysin” qytetin e Elbasanit

Elbasan -Katastrofë mjedisore në Elbasan,zjarr i fuqishëm në Landfillin pranë Inceneratorit ,tym i zi dhe aromë e padurueshme mbi qytet. Njëkohësisht zjarri në fshatin Balëz...

Tjetër zjarr në Elbasan.Ja ku ndodhet

Një tjetër zjarr është shënuar në fshatin Mengël të Elbasanit ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe pylli me pishë dhe shkurre. Pas marrjes së...