12.7 C
Elbasan

Pa maska në rrugë/ Policia gjobit 393 qytetarë, 23 të tjerë thyejnë orën policore

Strukturat e Policisë vijojnël kontrollet në terren në të gjithë vendin për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 393 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Lajme të tjera

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...