15.5 C
Elbasan

Pa maska në rrugë, policia gjobit 892 qytetarë, ndëshkohen edhe 3 biznese

Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas policisë si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin kanë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maska.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia njofton se janë gjobitur 3 subjekte 1.000.000 lekë që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 908 shtetas që nuk i kanë zbatuar këto masa.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Abc

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...