7.2 C
Elbasan

Pala greke në grevë/ Sot Kakavija në bllokadë, pjesërisht e mbyllur. Kufirin e kalojnë vetëm disa kategori

Ditën e sotme pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur për shkak se punonjësit e palës greke janë në grevë. Këta të fundit kanë vendosur që të paralizojnë punën pasi kërkojnë nga qeveria rritje page, pagesën e orëve shtesë të punës dhe plotësimin e të gjitha kushteve të tjera lidhur me detyrën që ushtrojnë.

Si pasojë, asnjë shtetas nuk do të mund që të kalojë për në Greqi, pasi Kakavija do të jetë e mbyllur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Gjatë harkut kohor të 24 orëve nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Por sipas njoftimit të bërë ditën e djeshme, do të lejohet të kalojnë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Deri më tani Shqipëria ka vetëm Kakavijën si pikë kalimi të hapur me Greqinë, për shkak të masave parandaluese të marra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

(k.m/dosja.al)

Lajme të tjera

Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë...

Nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, nis marshimi i protestuesve të PD

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit.Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë...

Pas pak protesta e opozitës/ 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, policia merr masa me autobotë uji

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit...

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë, mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Rivlerësimin e pasurisë qytetarët mund ta bëjnë ose duke i dhënë pronës vlerën reale që ka në treg me një rivlerësues të licencuar. “Një mundësi...

SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, 70 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të...

E rrallë/ Një moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive. Gjatë ndeshjes...