10.9 C
Elbasan

Paralajmërimi i IGJEUM: Reshje intensive shiu deri më 11 janar, ja lumenjtë që rrezikojnë daljen nga shtrati

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për rrezik përmbytjesh në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas IGJEUM, deri më datë 11 janar priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa priten rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lexo edhe:

Lezhë, përmbytet “Besëlidhja”/ Lumi Drin rrezikon të dalë nga shtrati

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News në Fier, kuota aktuale e lumit Vjosë, e lexuar në orën 07.30 në hidrometrin e Memaliajt, është 5.5 m nga 6.5 m që është kuota alarmante për zonën e Fierit.  Ndërkohë prurjet vijojnë të jenë në rritje.

Buletini i IGJEUM:

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.

Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Sipas IGJEUM, në veri dhe lindje në lartësitë mbi 500m reshjet do të jenë në formë bore.

igjeum1

igjeum2

/a.r,OraNews

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...