9.1 C
Elbasan

Parashikimi i motit, e premte 28 maj 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, më tepër të theksuara në zonën e veriut. Në zonën e qendrës dhe atë të jugut mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në veri vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8 m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15 m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 re shi diell
Kukës 12/22 re shi diell
Lezhë 13/23 re shi diell
Dibër 11/21 re shi diell
Durrës 14/24 re diell
Tiranë 14/26 re diell
Elbasan 13/26 re diell
Berat 11/26 re diell
Vlorë 13/25 re diell
Korçë 11/23 re diell
Gjirokastër 10/26 re diell
Sarandë 12/24 re diell

 

/e.m/

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...