10.4 C
Elbasan

“Paratë e konfiskuara nga krimi do i jepen policëve për orët shtesë”, Nano: Përpiloni listat kush s’është paguar

reu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t’u jepet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Mësohet se vetëm 4 drejtori në qarqe, nga 12 të tilla e kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë edhe pse urdhri është dhënë 4 ditë më parë.

Ende nuk është bërë me dije afati i përmbylljes së këtij procesi. Brenda vitit 2021 mësohet se do të bëhet kompensimi i plotë për secilin efektiv ndaj të cilit shteti ka detyrime.

I njëjti burim pohon se këto orë shtesë dhe prapambetje pagesash financiare do të mbulohen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi gjatë operacioneve të ndryshme./OraNews/ 

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...