7.2 C
Elbasan

“Partia Socialiste fiton bindshëm zgjedhjet e 25 prillit”/ Balla: Në shtator, transparenca e partive politike kryefjalë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh i bindur se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet.

Gjatë një interviste televizive, duke bërë një përmbledhje të punës së Kuvendit në vitin 2020, Balla nënvizoi se Kuvendi ka punuar brenda të gjitha kornizave ligjore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas Komisionit të Venecias ishte brenda Kushtetutës.

Ai gjatë intervistës vuri në dukej faktin se në shtator, pas zgjedhjes së Kuvendit të ri, duhet të punohet për të rritur transparencën e partive politike.

“Unë jam shumë krenar si kryetar i shumicës në Kuvendin e Shqipërisë për përmbylljen e një sërë vendimesh  me rëndësi. Pa dyshim dua të vlerësoj faktin se Kuvendi është institucioni i parë nga tre institucionet, që ka përmbyllur të tre vakancat në Kushtetuese. Kuvendi ka funksionuar në mënyrë transparente e normale gjatë gjithë procesit të ligjvënies. Edhe pse ishte një marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare, çështje që lidheshin jo vetëm me Kodin Zgjedhor, por dhe me akte tjera, ne i qëndruam marrëveshjes së 5 qershorit. Kuvendi përmbylli në fund të këtij seksioni miratimin e të gjitha ligjeve të opozitës parlamentare, amendamentet, që përkthehen në alibi të përhershme të tyre. PD do ketë sërish arsye për tu ankuar, por për sa i takon Kuvendit, ai e ka përmbyllur me sukses këtë proces.”,- tha Balla.

“Ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë hapjes së listave dhe mundësisë që shqiptarët, që më 25 prill, të mos votojnë vetëm për partitë por pasi të kenë votuar partinë, të votojnë edhe mes kandidatëve të preferuarin e tyre, deputetin e tyre. Është një zhvillim historik. Venecia ka qenë shumë e qartë në certifikimin e këtyre ndryshimeve. Gjithmonë pas përfundimit të proceseve zgjedhore Kuvendin fillon diskutimet për reformat zgjedhore dhe unë në legjislaturën tjetër, atë të 2021 në shtator, do ta vija theksin te legjislacioni që lidhet me financimin e partive politike dhe me ligjin e partive politike. Duhet ta rrisim transparencën e partive politike. Kujtoj se Shqipëria ka qenë një rast i diskutuar ndërkombëtar sa i përket penetrimit të financimeve të huaja të paligjshme, të dyshimta, sikurse ishte rasti i financimit të PD-së në vitin 2017 për rreth 650 mijë dollarë të firmosura nga Lulzim Basha por që pas investigimit të gazetarëve amerikane rezultoi që ata pagesa vinin nga disa kompani guackë në pronësi të disa shtetasve rusë. Pra në këtë këndvështrim, pasi të përmbyllet ky proces zgjedhor, në shtator do të duhet që të fokusohemi edhe në ligjin për financimin e partive politike, edhe në ligjin për sa i përket partive politike. Duhet që të kemi disa rregulla të qarta sepse jemi një vend me rreth 120 parti politike por që në zgjedhje paraqiten 20-30 parti”, -u shpreh Balla.

Atsh

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...