10 C
Elbasan

Pas borës dhe ngricave rikthehen reshjet e shiut, KESH: Masat që do të ndërmerren

Pas ditëve të ftohta me borë dhe ngrica në vend pritet të nisin sërish reshjet e shiut. Koorporata Elektroenenergjitike shqiptare ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se pas në datat 22 deri në 26 Janar priten reshje intensive në vend dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Ajo njofton se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes dhe nuk duke u bazuar në nivelin aktual të prurjeve ato nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

“Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm. Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë...

Braktis PDIU? Lumturi Hasa shpall kandidaturën për kryetare të PD Elbasan

Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do...

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...

‘Dhunues’, ‘Fake’, ‘Të nxira të dyshimta në krahë’, publiku kryqëzon Mateon

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të forta dhe reagime të...