9 C
Elbasan

Pas fitimit të betejës ligjore, PS rikthen Valdrin Pjetrin. Do drejtojë fushatën në…

Në dhjetor të vitit të shkuar gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.

Kjo i ka hapur rrugë Pjetrit të angazhohet në fushatën e Partisë Socialiste. Tirananews.al mëson se ai është caktuar drejtues teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit dhe është parë në takimin organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit Peqin, sekretariatin dhe shtabin elektoral.

Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi ne vitin 2019 kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin.

Pas akuzave të opozitës Vladrin Pjetri nuk u betua si kryebashkiak duke u shprehur se ishte i gatshëm të hetohej. Nga tërheqja e Pjetrit vendi iu la Voltana Ademit, e cila po drejton ende Shkodrën përtej mandatit.

Sipas prokurorisë, Pjetri nuk mund të deklaronte dënimin nga drejtësia Italiane për shkak të specifikimit në vendimin e Gjykatës së Firences.

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...