17.2 C
Elbasan

Pas konstituimit të Asamblesë, PS nis konsultimet me anëtarësinë për kandidatët në zgjedhje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se “pas konstituimit të Asamblesë Kombëtare fillon një proces konsultimi me anëtarësinë e partisë për emrat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme”.

“Partia Socialiste e Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë axhendën për të gjitha proceset e brendshme demokratike që lidhen me zgjedhjet e pranverës së ardhshme”, u shpreh Balla, në një prononcim për mediet nga kryesia e Kuvendit.

Balla tha se “procesi është politik dhe programor dhe do të konkludojë me fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

“PS do të zhvillojë proces përgatitor me diferencë me partitë e tjera politike. Jemi partia më e madhe në vend dhe partia më e madhe në hapësirën mbarëshqiptare dhe në javën në vijim pa dyshim me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, konstituimin e saj, do të bëjmë me dije të gjitha detajet. Në shtator-dhjetor ne kemi një proces të rëndësishëm konstituimi me anëtarësinë dhe për çështje programore”, tha Balla.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla tha se “çdo gjë është gati pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese”. “Hapja e listave është një vendim i marrë pa kthim, është vendosur në librin më të rëndësishëm, siç është Kushtetuta. Të gjitha çështjet që lidhet me adresimin në Kodin Zgjedhor i konsideroj tepër të thjeshta në kuptimin e gjetjes së modaliteteve për të përkthyer ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Ne kemi rënë dakord me nevojën që ky proces të zhvillohet menjëherë, ndërkohë që Kuvendi nis sesionin në 7 shtator”, tha Balla.

Ai tha se Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus të plotë të opozitës jashtëparlamentare.

“Marrëveshjen e 5 qershorit, ne e respektuam, e miratuam dhe jemi të gatshëm ta implementojmë fjalë për fjalë e germë për germë. Ky është një proces tejet transparent. Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit është tejet transparent. Zv.komisioneri i KQZ-së i takon opozitës. Nuk gjej dot asnjë alibi të Bashës për të mos marrë pjesë në këtë proces. Kemi lënë një vend për opozitën që t’i heqim çdo lloj alibie Lulzim Bashës që, largqoftë, të mendojë të mos marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë instrumenti më i rëndësishëm në demokraci dhe kushdo që mundohet të gjejë alibi për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë përgjigjen edhe në 30 qershor, edhe në raste të tjera. Ky proces do të zhvillohet në mënyrë konsultuese me opozitën dhe ende nuk kam dyshime nëse do marri apo jo pjesë, është vendimmarrja e tyre”, tha Balla. /atsh

Lajme të tjera

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Atleticos, por në finalen e Kupës shkon ekipi i Simeones

Barcelona fitoi bindshëm 3-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey, e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou. Skuadra...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Trump vendosi të godasë Iranin pasi negociatat nuk po funksiononin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se presidenti Donald Trump vendosi të ndërmarrë sulme ndaj Iranit pasi arriti në përfundimin se...

Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve...

Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda...