14.1 C
Elbasan

Pas Zani Çaushit, radhën e ka ‘Gaxhai’, i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi

Gazmend Brakaj alias “Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për uljen e dënimit me 90 ditë. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, pushoi çështjen pasi nuk u paraqit avokati.

Pas Myrteza Caushit,ose sic njihet ndryshe si ”ZANI I VLORES”   duket se radha për të kërkuar lirimin me kusht i ka ardhur dhe Gazmend Brakaj që njihet me pseudonimin “Gaxhai”. Ky i fundit sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.”Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore. Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, “Gaxhait” shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kujtojmë se llogaritja e dënimit të “Gaxhait” fillon qysh prej datës 29 qershor 1999, kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Banorët nisin me pikturat e tyre për të shprehur dashurinë

Banorët nisin me pikturat e tyre për të shprehur dashurinë Arditi dhe Miri bisedojnë së bashku

Elbasani dhe Erzeni përballen në volejboll

Ditën e nesërme, në orën 18:00, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” do të zhvillohet ndeshja e volejbollit për të rritur mes ekipeve të...

E rëndë në Kuçovë/ E larguan nga puna, gruaja hipën në një nga kullat e puseve të naftës dhe kërcënon se do hidhet

Një grua ka hipur në një nga kullat e puseve të naftës në Kuçovë, duke kërcënuar se do të hidhet. Gruaja, sipas informacioneve paraprake, ka...

Klodian Braho takon presidentin e Eurojusti-t

Presidenti i Eurojust-it, Michael Schmid, u takua me z. Klodian Braho, Drejtor i Zyrës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Prokuroria heton sërish në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë Drejtorisë së...

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.. Reshjet e shiut...