16.2 C
Elbasan

PD çon në SPAK inceneratorin e Elbasanit

Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Posaçme duke kërkuar hetim edhe për incenartorin e Fierit. Në denoncim opozita kërkon që organi i akuzës të pezullojë nga detyra deri në fund të procesit të gjithë zyrtarët e dyshuar.

Partia Demokratike ka vijuar kallëzimet në Prokurorinë e P0osaçme, duke kërkuar hetime për çështjen e inceneratorëve.

Një ditë pas padisë penale të depozituar për inceneratorin e Tiranës, të martën dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike Endri Hasa dhe Çlirim Gjata denoncuan procedurën për inceneratorin e Elbasanit.

Të paditurit nga PD janë kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe administratorja e kompanisë “Albtek Energy” që ka inceneratorin e Elbasanit, Stela Gugallja.

Në kallëzimin penal që Ora News e disponon, të paditurit akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, etj.

Në kërkesën dorëzuar SPAK përfaqësuesit e selisë blu, krahas nisjes se ndjekjes penale kërkuan edhe marrjen e masës së sigurimit personal të pezullimit nga detyra ndaj personave të dyshuar.

Një ditë më parë Partia Demokratike denoncoi inceneratorin e Tiranës i cili sipas opozitës i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm 430 milion euro.

Ndërkohë që prej muajit shtator, SPAK ka nisur verifikimet për çështjen e inceneratorëve duke sekuestruar gjithë dokumenacionin e kontratave, por edhe dosjet e kompanive fituese në këto procedura.

Ora tv

Lajme të tjera

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...