7.6 C
Elbasan

PD dorëzon nesër në SPAK padinë për energjinë, Basha: 200 mln euro borxh për OSHEE, bandën e patronazhistëve

Partia Demokratike pritet t’i drejtohet nesër Prokurorisë së Posaçme SPAK për të depozituar padinë penale për tri tenderat e fundit të blerës së energjisë.

Ky fakt u bë i ditur nga kreu i opozitës gjatë fjalës së tij në Kuvend, i cili nënvizoi se korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre

Basha: Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar  një pushtet të paligjshëm.

Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim.

Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të  gropes që do të mbyllet duke marrë borxh.

Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre.

Basha akuzoi se borxhi 200 mln euro në kurriz të qytetarëve po shkon në OSHEE për të mbushur gropën e krijuar nga blerja e votave në 25 prill.

Basha: U bë një javë e disa ditë që tellalli i të keqes i njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin me pasoja të rënda për ekonominë, jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Ajo që ra menjëherë në sy ishte një borxh i ri, marrje e miliona euro të tjera në emrin tuaj nga xhepat tuaj, jo pak por 200 mln euro borxh.

Kjo shifër e lartë nuk do të vijë te ju, as te familjet tuaja, do të vihet në dispozicion të OSHEE, bandës më të madhe të patronazhistëve dhe kryekriminelit Ardian Çela, si mëlçitë që i varen nqë qafë ujkut. Gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhëmbi, te paratë që mungonin se i kanë vjedhur dhe i kanë përdorur për të blerë deri në 400 euro si në Pukë ku i zgjedhuri i ri vjen hga radhët e Kaskadës.

Kreu i opozitës, tha se kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tonë.

Basha: Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit.

Sepse përtej sektorit energjitik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice.

Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifren marrëmendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, cka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie.

Pasoja është e qartë. Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit.

Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim.

Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël.

Lajme të tjera

Vrasje me thikë, 47-vjeçari goditet për vdekje nga bashkëmoshatari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet...

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas! ARRSH orienton drejtuesit e automjeteve drejt aksit tjetër problematik

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative, ky segment paraqitet me dëmtime të...

Bllokohet aksi Librazhd-Pogradec. Policia mbyll rrugën

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor "Librazhd-Pogradec", informojmë se do të bëhet bllokimi...

Rrëshqitje dherash në Librazhd-Pogradec, vështirësohet situata tek ‘Arrat e Gurrës’, ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Për...

I bëri Ramës listën e deputetëve me bandat/ GJKKO liron nga burgu Jurgis Çyrbjan

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e...

Të humbura në rërë: Mumjet 7,000-vjeçare të gjetura në Sahara i përkasin një prejardhjeje të panjohur njerëzore

Prej kohësh dihet se Shkretëtira e Saharasë, sot një nga rajonet më të thata dhe më të pafavorshme në botë, ishte krejt e kundërta...