7.3 C
Elbasan

PD kërkon komision hetimor për 25 Prillin, Basha: Buka dhe tre prioritetet e PD-së

Mes debatit dhe çarjes së bazës për shkak të përjashtimit të Sali Berishës, situata brenda PD-së nuk është aspak e qetë. Megjithatë Lulzim Basha është fokusuar në strategjinë kundër qeverisë duke mos i hedhur, sikur tha ai pak ditë më parë, “benzinë zjarrit” të konfliktit brenda shtëpisë. Pasditen e sotme kryedemokrati mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku u diskutua për qëndrimin brenda dhe jashtë Parlament, raporton gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj.

 

Pika e parë në të cilën u ndal lideri demokrat ishte rritja e çmimit të bukës. Hapi i parë që do të ndërmarrë opozita është kërkesa për uljen e TVSH-së për produktet e shportës. “Situata ekonomike është shumë e rendë.

Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare” tha ai.

Beteja politike kundër qeverisë nis me ngritjen e tre komisioneve parlamentare. Kryedemokrati nuk heq dorë nga ajo që e cilëson “masakër zgjedhore” e 25 prillit duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Komisioni i dytë që opozita kërkon është për cështjen Becchetti dhe i treti për inceneratorët.

1-Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.  

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori” deklaroi Basha.

Në mbledhjen e kaluar, Lulzim Basha ngriti një strukturë të re për denoncimet e qytetarëve, të cilën ia besoi deputetit Ervin Salianji. Në vazhdim pritet që të ketë hapa të tjerë konkretë nga opozita mbi strategjinë kundër qeverisë.

db/ Abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...