5.3 C
Elbasan

PD mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar, PS pret konsensus për ndryshimet Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledh sot grupin Parlamentar të kësaj partie.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj i cili raporton se takimi i Bashës me grupin Parlamentar të PD do të nis në orën 12:30 në selinë blu.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një reagim nga kreu i PD-së.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, gjatë të cilës është diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese si edhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se vettingu duhet të vijojë të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si shkallë e parë dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit si shkallë e dytë dhe jo të kalojë në KLGJ dhe KLP.

Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota, të cilat PS nuk i ka, gjë që bën të domosdoshme mbështetjen nga demokratët. Deri më tani, nuk ka një reagim nga ana e tyre nëse do të futen apo jo në negociata. /abcnews.al/

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...