7.4 C
Elbasan

PD mbyll fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve: Nga 3648 emra, fitojnë 946

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatënga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin.

Sipas selisë blu, procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë. Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjene kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike.

Kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për t’u përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të  përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal.

Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do ti nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit, të ndarë në qarqe si më poshtë:

  1. Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  2. Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  3. Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  4. Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  5. Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  6. Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  7. Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  8. Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  9. Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  10. Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  11. Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.
  12. Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.

 Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek antarësia e Partisë Demokratike.

Abc

Lajme të tjera

Policia e Elbasanit feston 113 vjetorin e krijimit

113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është përkujtuar edhe në DVP Elbasan Në një aktivitet të zhvilluar, si çdo vit, në ambientet e drejtorise...

Librazhd/ Bora lë pa energji elektrike fshatrat

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Qarkut Elbasan Moti i përkeqësuar që ka përfshirë Qarkun e Elbasanit ka sjellë...

I ftohti polar në qarkun Elbasan! Ja si paraqitet situata

Informacion i dites se sotme dt.13.01.2026 per qarkun Elbasan. Ne qarkun Elbasan kemi pasur mot te karakterizuar me temperatura te uleta qe ne zonat malore...

Gjashtë fruta që hidratojnë trupin tuaj kur jeni të sëmurë

Kur je i sëmurë, mund të mos kesh shumë oreks, por ushqimet e buta dhe hidratuese mund të bëjnë diferencën. Frutat si shalqiri, agrumet,...

Zarf i zi në shtëpi/ Keijsi thyen rregullat ndaj Vëllait të Madh, ndëshkohen të gjithë banorët për mosreagim

Zarf i zi në Shtëpinë e Big Brother VIP 5. Vëllai i Madh ka sjellë zarf të zi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat. Sipas...

Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës...