10.9 C
Elbasan

Peqin/Të dënuarit në regjimin 41 bis në grevë urie,Njëri prej tyre është në spital

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dhënë detaje për grevën e urisë që kanë nisur dy të dënuar në regjimin 41 bis në burgun e Peqinit. Gjonaj u shpreh se njëri prej tyre Arbjon Aliko ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa thekson se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin.

 “Zbatimi i 41bis nuk është një proces i lehtë. 2 personat (Genc Balla dhe Arbjon Aliko) që janë futur në grevë urie në Peqin, ku njëri ka dalë prej saj dhe sot tjetri është në spitalin e burgut në gjendje që nuk i paraqitet asnjë rrezik. Nuk presim që subjekte që janë vendosur në këto regjime, ta pranojnë lehtë.

Mendoj se ky është vetëm fillimi pasi në vijim do të ketë edhe subjekte të tjera. Natyrisht në respektim të drejtave dhe lirive të njeriut. Është absolutisht nën vëzhgim të rreptë si nga drejtoria e përgjithshme e burgjeva ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë. Edhe në Itali ku u përdor fillimisht, pati vështirësitë e veta, por hapa pas hapi është bërë risi dhe ka dhënë efekte pozitive për qëllimin që është krijuar”, tha Gjonaj.

Aktuaisht mësohet se Aliko ka dalë nga greva, ndërsa Balla vijon akoma të qëndrojë në grevë urie./mv. abcnews.al

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...