12.3 C
Elbasan

Për të dytën ditë, radhë të gjata makinash në Kakavijë, mungojnë sportelet greke

Në pikën kufitare të Kakavijës, ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata makinash dhe qindra qytetarë në pritje për të kaluar.

Radhët e automjeteve janë krijuar për shkak të kontrolleve të rrepta të palës greke, por edhe për shkak të sporteleve të pakta që janë në punë për të përpunuar dokumentacionin e qytetarëve.

E njëjta situatë ishte edhe një ditë më parë, 23 qershor.

Pas  lehtësimit të  masave shqiptarët  po  dynden drejt Greqisë, shumica  prej  tyre për  punë e  një pjese e  vogël  për të  takuar të afërmit.

Më datë 23.06.2021, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së.

Në funksion të  këtij  aktiviteti,  janë përpunuar një numër  prej  1930    shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 842  në hyrje dhe 1088  në dalje.

Burimet  thonë  se  pala  greke  punon me  vetëm  2  sportele.

 

 

ora news

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...