16.3 C
Elbasan

Përfitimi i bursave/ Krijohet baza e të dhënave të studentëve jashtë vendit dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga Republika e Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, baza e të dhënave shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përmban të dhëna personale për shtetasit shqiptarë, të cilët kryejnë studimet e arsimit të lartë jashtë vendit; shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, të cilët janë përfitues të programeve të financuara nga Republika e Shqipërisë; shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfituar bursat e studimit të cilat i ofrohen Shqipërisë nga shtete, organizata ndërkombëtare dhe jofitimprurëse në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara apo dokumente të tjera ku Republika e Shqipërisë është palë.

Të dhënat që përmban baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore.

Të dhëna parësore konsiderohen ato të dhëna, të cilat grumbullohen nga ky regjistër dhe përfshijnë periudhën e studimeve; shtetin pritës; institucionin e arsimit të lartë pranë të cilit studion; fushën e studimeve; burimin e financimit të bursës; adresën e postës elektronike (e-mail); të dhënat e shtetasve të huaj me origjinë shqiptare.

Ndërsa të dhënat dytësore, që shkëmbehen me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC), janë: NID-i i shtetasit si dhe gjeneralitetet e tij.

Baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ka si institucion administrues Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC) dhe database-t e tjera shtetërore, të cilat, në aktin e krijimit të tyre, parashikojnë ndërveprimin me bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë.

Dhënës të informacionit për bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, janë ministria përgjegjëse për Arsimin dhe ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme.

Ndërsa vlerësimi i rezultateve të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, realizohet nga një komision i veçantë me 9 anëtarë, nga institucionet përgjegjëse, i cili ngrihet me urdhër të Kryeministrit.

Ai drejtohet nga ministri përgjegjës për Diasporën. Komisioni realizon një raport vjetor për Komitetin Shtetëror të Diasporës dhe Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin në Kuvendin e Shqipërisë. Dhënia e bursave shtetasve të huaj me origjinë shqiptare bëhet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe rregullohet me akte të tjera.

Baza e të dhënave shtetërore aksesohet nga të gjitha institucionet e interesuara nëpërmjet kërkesës drejtuar Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në përputhje me rregulloren për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës së të dhënave shtetërore të përcaktuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

atsh

Lajme të tjera

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë, pasi nuk zbatoi vendimin e arbitrazhit për të paguar 13 milionë $

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim....

ZBARDHET DINAMIKA/ Plagosja e turkut në Sauk, 39-vjeçari kyç gojën para policisë: Nuk e njoh autorin…

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i...

“ZGJOHET” IRANI! “Homeland Justice” kërcënon deputetët shqiptarë: Bisedat e të korruptuarve janë në duart tona, do tua … (FOTO)

Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendi i...

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik,...

Sot nafta, 1.95 lekë për litë. Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë! Cmimi i naftës është rritur përsëri. Sot nafta ka arritur në rreth 1.95 lekë për litër. Rritja e çmimit të karburantit godet drejtpërdrejt...

Iu vendos tritol në makinë/ Oltjon Klosi jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës, autori u largua me biçikletë

Një sasi lënde plasëse iu vendos gjatë natës automjetit në pronësi të Oltjon Klosit në Tiranë Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja Dorjana...