6.5 C
Elbasan

Përgjimet e Ndragheta-s, Balla: Eurodeputeti i përfshirë mik i vjetër i Lulëzim Bashës

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e kësaj të hënë në seli me drejtuesit politik të qarqeve.

Balla ka theksuar se në këtë takim është diskutuar në lidhje me listën e deputetëve dhe së shpejti pritet që të jenë gati dhe emrat përfundimtar të kandidatëve.

Shumë e rëndësishme është se për shkak të mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, për të votuar jo vetëm partinë dhe kandidatët, e gjithë lista do të jetë një listë uniforme. Do të jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen. Në shumë lista, në shumë qarqe, lista do të ndryshojë sipas preferencave të qytetarëve. Ne e kemi pothuajse gati listën.

Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takime që raportohen në mënyrë vijuese, për ecurinë e fushatës në strukturat e PS, për përgatitjet e nevojshme për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi hyrë në atë procesin 4 mujor para zgjedhjeve, të gjithë jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e KQZ.

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde demokratike. Shpresoj dhe që këto zgjedhje të jenë të gjithpranuara”, ka thënë Balla.

Balla në deklaratën e tij për mediat ka dhënë detaje dhe në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s ku është përfshirë dhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai ka theksuar se eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka pasur dhe në zyrë.

“Mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë. Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...