7.3 C
Elbasan

Peticion për kthimin e orëve 45 minutëshe

Komuniteti i prindërve të shkollave të arsimit parauniversitar në qarkun e Tiranës, është organizuar në një nismë të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për mospranimin e vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, mbi zhvillimin e procesit mësimor me orë të reduktuara.

Ata kërkojnë zhvillimin e progamit lëndor me orare të plota, pra 45 minutëshe.

Për konkretizimin e aksionit ata kanë nisur firmosjen e një peticioni pranë ambjenteve të shkollave të qytetit të Tiranës.

Ndërkohë shqetësimin ua kanë adresuar ministrive përgjegjëseve dhe institucioneve më të larta të shtetit duke ju lënë 5 ditë kohë për përgjigje në të kundërt do të nisin protestat.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit Kushi në përgjigje të shqetësimit të prindërve për mësimin me turne dhe orë të reduktuara tha se ky është një vendim i përkohshëm.

Kushi: “Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar, për kohëzgjatjen e orës mësimore apo për turnet që ne jemi të detyruar t’i aplikojmë në disa shkolla të vendit për shkak të udhëzuesit të ministrisë së Shëndetësisë. Jemi ende në betejë me Covid-19 dhe për këtë arsye një nga rregullat që duhet të zbatojmë është distanca. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë dhe nuk e lejon distancën e parashikuar nga mësuesi jemi të detyruar të zbatojmë turnet dhe klasa mos ketë më shumë se 15 nxënës. Kjo do të rrezikonte përhapjen e infeksionit. Ky nuk është vendim përfundimtar që do të aplikohet për gjithë vitin shkollor. Për momentin jemi të detyruar ta zbatojmë.”  

Peticion për kthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit ePeticion për kthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit ePeticion për kthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit e

 

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...