16.6 C
Elbasan

Pezullohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, ja situata e rrugëve

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me dëborë apo ngrica, si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.

Ndërkohë situata e rrugëve paraqitet si më poshtë

1. Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.

Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.

2. Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).

Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.

3. Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;

4. Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.

5. Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobusë.

6. Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;

7. Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.

8. Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë  të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

9. Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.

10. Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.

11. Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.

Në të gjitha akset e mësipërme ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, e cila po drejton trafikun dhe qarkullimin e mjeteve.

Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.

Drejtuesit e mjeteve mund të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore

ora tv

Lajme të tjera

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...

Sot 27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, momenti që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e...