7.1 C
Elbasan

Po ktheheni nga plazhi?! Policia jep njoftim për trafikun në rrugët kryesore: Ja akset që kanë dyndje automjetesh

Ndërkohë që pasditeve është bërë rutibnë që rruget e kthimit nga qytetet që ndodhen përgjatë vijës bregdetare të vendit të ngarkohen nga qarkullimi për shkak të kthimit të pushuesve, policia ka dalë me një njoftim që bën me dije situatën.

Sipas Policisë, akset kryesore të vendit janë të përfshira nga trafiku. Gjithashtu bëhet me dije se në rrugët e plazhit, shumë drejtues mjetesh janë gjobitur për mosrespektim të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i policisë: Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht: Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm. Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve. Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.

Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime. Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime. Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir. Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme. Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara. Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Fax

Lajme të tjera

Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane. Sapo më...

Mediat: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet iraniane tronditin qytetin

Në një fundjavë dimërore – sezoni kulmor turistik – plazhet, qendrat tregtare dhe brunch-et e hoteleve të qytetit zakonisht do të ishin plot. Në...

Ilir Proda shkarkohet nga detyra

Dhuna vandale e Partisë Demokratike në bllok mbrëmë erdhi dhe si pasojë e paaftësisë se policisë për të mbrojtur qytetarët që u goditën prej...

Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Tensionet ne Lindjen e Mesme pas bombardimit te Iranit dhe reagimit te Teheranit drejt shteteve te Gjirit dhe situata e komplikuar qe ka pasuar,...

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm...

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit...