12.6 C
Elbasan

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, 25-vjeçari pikaset pasi nuk i bindet urdhrit të policisë

Një 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 4 shtetas të huaj në vendet e treta. Ai u ndalua në momentin kur po hynte në Elbasan duke transportuar 4 shtetas të huaj në automjetin e tij. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë ai nuk i është bindur thirrjes së tyre për të ndaluar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga një 25-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin:

R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij. Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “, njofton policia./mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...