11.2 C
Elbasan

Policia e Shtetit hap aplikimet për 500 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë të përgjithshme”.

Duke filluar nga dita e nesërme, Policia e Shtetit hap aplikimet për 500 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë të përgjithshme”.

Aplikimet do të jenë të hapura deri në 16 tetor të këtij viti. Aplikimet do të dorëzohen pranë drejtorive vendore të qarqeve ku janë kandidatët e interesuar.

Kuotat për këtë vit janë 500, nga të cilët 1.9% janë nga minoritetet. Më poshtë lexoni kriteret e plota të aplikimit dhe fazave të pranimit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Nga data 16 shtator 2021 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. 

Kuota e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022 është 500 kursantë, nga të cilët 1.9% nga minoritetet.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:

  1. a) të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të jetë i moshës deri në 30 vjeç;
  3. c) të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

ç) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

  1. d) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. dh) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  3. e) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

ë)  të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;

  1. f) të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë (procedurë që kryhet në fazën e

    verifikimit përfundimtar);

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. a) Kërkesën e motivuar, ku shpreh arsyet për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
  2. b) formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;
  3. c) fotokopje të kartës së identitetit;

ç)  dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

  1. d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  2. dh) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
  3. e) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)

ë)  vërtetim nga gjykata;

  1. f) vërtetim nga prokuroria;
  2. g) raport mjeko-ligjor;
  3. gj) Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
  4. h) Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit (1.000 lekë të rinj);

Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. Gjithashtu, dhe vërtetimi i besueshmërisë bëhet nga strukturat e Policisë vendore ku aplikanti ka kryer aplikimin.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit që përkon me pajisjen me vërtetimin e besueshmërisë.

Procesi i ankimimit realizohet pas çdo faze konkurrimi, brenda dy ditëve nga Komisioni i Apelimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:

  1. a) nuk kalon testimin me shkrim;
  2. b) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
  3. c) nuk kalon testin psikologjik;

ç) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

  1. d) ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
  2. dh) pas procesit të verifikimit përfundimtar, rezulton se ai është dënuar me vendim gjykate

të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtje penale me dashje;

  1. e) rezulton përdorues droge;

ë) rezulton të ketë varësi nga alkooli;

  1. f) nuk kalon kontrollin shëndetësor ose gjatë këtij kontrolli evidentohen tatuazhe në pjesët e dukshme të trupit, diagnostikohet me sëmundje ngjitëse HIV, Hepatit B dhe Hepatit C, nuk ka shikim 10/10 në çdo sy, si dhe nuk plotëson kriteret e tjera

shëndetësore të përcaktuara në Procedurën Standarde për Pranim në Akademinë e Sigurisë.

  1. g) Nuk gëzon besueshmëri për të qenë në radhët e Policisë së Shteti
  2. Panorama

Lajme të tjera

12 orë bllokim, mijëra qytetarë në të ftohtë/ Situatë alarmante nga trafiku në aksin Prrenjas-Elbasan, asnjë masë nga autoritetet

Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan vijon të jetë kritike dhe alarmante edhe në orët e vona të kësaj të premteje, duke u kthyer në...

Abuzoi me 12-vjeçaren dhe e la shtatzënë, Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg 67 vjeçarin Rushan Selko i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12 vieçare. Selko...

FOTO/ Identifikohet gruaja e vrarë në Orikum dhe autori! 40-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit, por…

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i...

Krimi horror në Vlorë/ 50-vjeçari e la gruan të pajetë në urgjencë, i dha fund jetës në banesën e tij! Të afërmit: Ishin në...

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Orikum, ku një grua humbi jetën dhe bashkëshorti i saj u gjet...

KUJDES! NËSE LËVIZNI NË DREJTIM TË KORÇËS, KA AKULL NË RRUGË

Policia e Elbasanit njofton të gjithë qytetarët që do të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës që të tregohen shumë të kujdesshëm...

23-vjeçar shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

Një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal rrugor të ndodhur në Greqi. Ngjarja e rëndë u regjistrua në...