Policia është detyruar të hyjë në mesin e dasmës në një restorant të Swansea.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se kanë lajmëruar pronarin e lokalit të mbyllë aktivitetin pasi një numër i madh njerëzish kishin marrë pjesë në dasmë në shkelje të rregullave kundër Covid-19.
Fotografitë e publikuara nga ajo natë tregojnë njerëzit duke mos respektuar distancën.
Oficerët u thirrën në vendin e ngjarjes dhe u detyruan të largonin të gjithë personat të cilët ndodheshin për të festuar.
Stafi në restorant treguan se kishin marrë rezervim vetëm për 25 persona për pritjen e dasmës.