15.7 C
Elbasan

Policia ‘ruan’ pacientët me koronavirus nga familjarët

Autoritetet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë marrë masa për të pamundësuar qasjen e famljarëve të personave të sëmurë nga COVID-19, si dhe individëve tjerë të paautorizuar, në klinikat ku këta të fundit po trajtohen.

Pavarësisht që familjarëve të personave me koronavirus, sëmundje kjo që shkaktohet nga COVID-19, u ndalohet qarkullimi i lirë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se konsiderohen si persona të kontaktit të ngushtë me të infektuarin, në disa raste familjarët e tillë kanë gjetur mënyra për të hyrë brenda klinikave ku po trajtohen familjarët e tyre të infektuar.

Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Për më shumë, sipas tyre, asnjë personi, që nuk i takon stafit shëndetësor që përkujdeset për këta pacientë, nuk i lejohet qasja në klinika, si dhe kontakti me personat me koronavirus.

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët e vendit, e sidomos familjarët e personave të infektuar me koronavirus dhe që janë duke marrë trajtim spitalor, kanë për obligim që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të atyre qeveritare.

“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që sigurimi fizik (në QKUK) i ka të gjitha kompetencat për të ndaluar hyrjen e tyre. Fatkeqësisht, ndonjëherë, ka edhe persona që gjejnë rrugë alternative për t’u qasur deri te klinikat dhe brenda tyre. Por, mendoj që është e vërtetë që ka ende vend për përmirësim për këtë çështje.

Megjithatë, mendoj se tani është duke shkuar në atë drejtim dhe menaxherët e klinikave janë duke marrë masa që kjo mos të vazhdojë”, tha Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 5 korrik për disa raste kur familjarë të pacientëve me sëmundjen Covid -19, kanë deklaruar se kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre gjatë mjekimit në QKUK.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, kanë deklaruar se qasja dhe prania e personave që nuk i takojnë stafit shëndetësorë te personat e infektuar në klinikat ku ata po trajtohen, është e ndaluar.

Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID -19. Një njërën nga këto pasa parashihej “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore”.

Praninë e pjestarëve të Policisë së Kosovës në hapërsirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parandaluar qasjen e personave të paautorizuar në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus e deri më 14 korrik janë regjistruar 5.118 raste. Prej tyre 108 pacientë kanë vdekur , 2.370 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.640 pacientë./REL/

Lajme të tjera

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...

Librazhd/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit,...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten. Ceremonia e betimit do të...

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...