10.6 C
Elbasan

Policia vret 25-vjeçarin, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, rruga kishte ndriçim

Dy prej fqinjëve të 25-vjeçarit të vrarë sot, Klodian Rasha,  ka folur për mediat dukje u shprehur se i riu njihej si një djalë i mirë në zonë.

Sipas tyre, ai ishte një djalë i qetë dhe nuk ka shfaqur probleme në zonë.

Ndërsa fqinja tjetër tregon se, ndryshe nga njoftimi i Policisë, rruga ka patur ndriçim.

“Nuk e di çfarë të them. Ne e shikonim që rrinte këtu përjashta, nuk ngacmonte njeri. Asgjë, Nuk mundem të flasë për atë njeri. Ka qenë djalë shumë i mirë”.

Keni patur shqetësime të mëparshme?

“Nga ky djalë jo, jo…”

Ndërsa një tjetër fqinje thotë gjithashtu fjalë të mira për 25-vjeçarin.

“Vinte më pyeste gjithmonë, nëna si je, në emër të nipit se ishin një moshë. Ke nevojë të të shërbejë në këtë kohën e pandemisë? Jo jo i thosha. Mos kini merak më thoshte, për çdo gjë është këtu. Ka qenë djalë i mirë, i urtë. Se çfarë thotë dynjaja nuk e di.

Nuk kam ndjerë asnjë zhurmë, asgjë. Tani kur më tregoi djali më erdhi shumë keq“, thotë fqinja tjetër.

Sipas zonjës, “dritat janë të ndezura gjatë natësÇdo natë. Vij kontrolloj çdo natë portën dhe binte drita e rrugës”.

 

ora news

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...