17.4 C
Elbasan

Prag tragjedie në Fier, shembet Ura e Darzezës/ Mjeti i tonazhit të rëndë fundoset (Video)

Ura e Darzezës në Fier është shembur dhe si pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka mbetur i lënduar, dhe është ndihmuar nga banorët e zonës për të dalë jashtë makinës.

Gjendja e urës prej kohësh ka qenë e amortizuar dhe në disa raste banorët kanë ngritur shqetësimin dhe në Fax News, po kërkesa e tyre për ndërhyrje ka rënë në vesh të shurdhët.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Fatmira Bajramaj, shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar mbi të. Kjo ka bërë që ura të shembej, pasi mjeti i tonazhit të rëndë e kalonte peshën që ura e kishte të përcaktuar për të mbajtur.

Shembja e urës, ndërpret edhe komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës, ndërkohë që ndodh në momentin kur sapo ishte hapur sezoni turistik, duke sjellë edhe dëmtim të bizneseve që ndodhen në këtë zonë.

Lajme të tjera

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...

Detaje nga tritoli i vendosur në automjetin në Tiranë, konfliktet mes Sabah Nuzit dhe Oltjon Klosit nisën për borxhet nga paratë e drogës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”, në Tiranë. Sabah Nuzi kishte konflikt me...