Një 45-vjeçar në Durrës është arrestuar për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Ndalimi i i tij u bë në lagjen numër 8 të qytetit.
“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasin G. T., i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.