10 C
Elbasan

“Prej 4 muajsh nuk përqafoj dot nënën time”, vajza e doktoreshës së njohur prek me fjalët e saj

Vajza e doktoreshës së njohur Najado Çomo, Greis Çomo ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj, ku mes rreshtave thekson se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë atë.

Greis përmes një postimi në Facebook, shkruan se vetë doktoreshë Najada e ka të pamundur të përqafoj nënën e saj, kjo për shkak të riskut që ekziston për të transmetuar virusin.

Gjithashtu në postimin e saj ajo i bën apel të gjithëve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi nga ana tjetër puna që po bën stafi mjekësor është e madhe.

Postimi i plotë:

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën./abcnews.al

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...