15.5 C
Elbasan

Premtimet e Ramës: Gjuha angleze do të mësohet që në klasë të parë, pagat e mësuesve do rriten me 40 %

Gjatë prezantimit të programit të për shkollën dhe arsimin, kryeministri i vendit Edi Rama bëri një sërë premtimesh. Ai premtoi  se një risi e re do të jetë futja e gjuhës angleze që në klasë të parë në të gjitha shkollat e vendit.

“Unë do të prek disa pika të planit 2021-2025 ne nuk vijmë dot në fushën e kësaj ndeshje me menu dëshirash kap çfarë të kapësh, por ne vijmë me një plan veprimi të studiuar mire, është konsoliduar dhe është aty për tu zbatuar me të gjithë mbështetjen financiare. Ne nuk jemi KÇK por jemi qeveria sot dhe nesër. Gjuha angleze do të fillohet të mësohet që nga klasa e parë.

Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program kombëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart.

Deri në 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do licensohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave.

 Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre parauniversitare.

Një model ndërkombëtar që është instaluar në Shqipëri me drejtues e trajnerë nga jashtë dhe brenda vendit”, ka thënë Rama.

Kryeministri i vendit u ndal edhe te rindërtimi i shkollave të reja dhe rritja e pagave të mësuesve. Rama premtoi se pagat e mësuesve  do të rriten me 40% gjatë mandatit të tretë.

“Sot tekstet shkollore janë falas për 250 mijë nxënës.

Sot gjithë infrastruktura shkollore është në një transformim të vazhdueshëm dhe deri sot ne kemi investuar 130 milion dollarë për 263 shkolla të reja, ku mësojnë 114 mijë nxënës.

Këtë vit vazhdon pa pushim rindërtimi i 120 shkollave të reja për 40 mijë nxënës të tjerë.

Vizioni Shqipëria 2030 shkon përtej këtyre që kemi bërë dhe ambicia jonë është shumë më e madhe se kaq.

Nuk mjaftojnë pagat e mësuesve që i kemi rritur 32 %, në mandatin tonë të tretë do t’i rrisim 40%,” u shpreh ai.

Ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...