10 C
Elbasan

Prezenca e akullit nëpër rrugët e vendit, ARRSH u bën apel drejtuesve të reduktojnë shpejtësinë. Këto janë akset ku qarkullimi mundësohet vetëm me zinxhirë

Për shkak të uljes së temperaturave gjatë ditëve të fundit Autoritete Rrugore Shqiptare njoftojnë se kryesisht në veri dhe juglindje të vendit përfshirë akset të Dajtit në Llogara, autoritete po punojnë për eliminimin e ngricave duke shpërndarë kripë nëpër rrugë.

Gjithashtu autoritetet rekomandojnë se përshkak të ngricave qytetarët duhet të pajisin me zinxhirë mjetet e tyre në akset rrugore Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Cerenecit-Klenjë.

ARRSH u bën apel drejtueseve të automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm të respektojnë rregullat dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në raste të nevojshme.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Fac

Lajme të tjera

Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e...

Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë...

Braktis PDIU? Lumturi Hasa shpall kandidaturën për kryetare të PD Elbasan

Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do...

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...