13.6 C
Elbasan

PRINDËRIT REGJISTROJNË ONLINE FËMIJËT NË SHKOLLA

Për herë të parë, prindërit apo kujdestarët ligjorë regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike.Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania. Rama gjithashtu shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.“Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë. Regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania  në vetëm 1 minutë”, – tha Rama.Hapat e procedurës janë: në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”.Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do te shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit.Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka publikuar edhe një video me hapat e procedurës së regjistrimit, që zgjat vetëm 1 minutë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/304508161368166

Lajme të tjera

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...