8.4 C
Elbasan

Provimet e Maturës, Kushi: S’duam t’ju shtojmë stresin, rikthehen pyetjet me zhvillim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me maturantë lidhur me rregullat e dhënies së provimit në një vit pandemie.

Kushi në takimin e saj me maturantët ka treguar rregullat e reja të dhënies së provimit, siç ishte rikthimi i pyetjeve me zhvillim në teste.

Sipas ministres, testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij. Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës.

 “Nisur nga kërkesat e shumta të maturantëve, kemi vendosur që këtë vit një pjesë e pyetje të jenë me alternativa dhe zhvillim. Testi ka 60 pikë, 20 pikë i kanë ato me alternativa. Do të ketë 3 nivele vështirësie, 40% e testit. Niveli më i lartë i vështirësisë do të ketë vetëm 20%. Tre do të jenë provime të detyrueshme. Vetëm një provim do të jetë më zgjedhje. Do i keni të gjitha në programet orientuese.

Do aplikojmë dy mënyra; atë elektronike me skanim, ndërsa pyetjet me zhvillim do të vlerësohen nga mësuesit. Ajo me alternativa është pilotuar për një pjesë të nxënësve, dhe aplikohet në vendet europiane, sepse garanton saktësi të lartë dhe shmang problematikat.  Nuk duam t’jua shtojmë stresin por duam të garantojmë një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Meritokracia të jetë baza e procesit. Për këtë vit kemi vendosur ta ndryshojmë rregullarin. Nëse një nxënës konstatohet me celular, përjashtohet por mund ta japë në vjeshtë”, ka thënë Kushi./abcnews.al

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...