10.9 C
Elbasan

PS kërkon garanci nga PD të njohë zgjedhjet e 25 prillit Balla: Bëmë gjithçka kërkuan

4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit PS kërkon një garanci nga ana e PD që do të njohë zgjedhjet parlamentare pavarësisht rezultatit të mundshëm. Socialistët mendojnë që në Këshillin Politik PD ju pranuan të gjitha propozimet, madje duke e rikthyer atë në institucione.

Miratimi konsensual i Reformës zgjedhore  ishte një kusht i vendosur nga Brukseli për politikën shqiptare.

Pas shumë debatesh demokratëve  dhe socialistëve në tryezën e këshillit politik iu deshën 6 muaj për të miratuar ndryshimet e dakordësuara në kod elektoral, falë edhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për RTV Ora kreu i grupit të PS Taulant Balla tregon që në atë tryezë dhe me miratimin në Parlament rikthyem PD në institucione.

Taulant Balla për RTV OraReforma zgjedhore sipas opinionit final të Komisionit të Venecias është një reformë e cila ka mundësuar adresimin e të gjitha çështjeve të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas miratimit të  paketës së plotë të 7 ligjeve, pjesë e dakordësuar në Këshill Politik, Taulant Balla ka një kërkesë të posaçme për PD.

Taulant Balla për RTV Ora: 7 ligje të cilat edhe pse në këndvështrimin tim nuk kanë qenë të nevojshme, por kanë qenë çështje të një alibie të opozitës jashtëparlamentare e cila duhet tu hiqet. Pra nga sot e tutje, mirëpres nga opozita jashtëparlamentare dhe nga PD në mënyrë të veçantë që të thotë që sot që pranon rezultatin e 25 prillit. Sepse kemi bërë gjithçka që ata kanë kërkuar.

Pasi i dha PD dakordësinë në këshillin politik për kodin elektoral, PS përdori deputetët e pakicës në parlament për të hequr koalicionet parazgjedhore, një veprim që opozita jashtëparlamentare e cilësoi si lëvizje dinake të Edi Ramës për ta dëmtuar atë.

Lajme të tjera

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...

Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) prezantoi të hënën një sërë propozimesh për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë, e...

Çmimi i arit shënon rënie të ndjeshme

Çmimi i arit ka regjistruar një rënie të ndjeshme gjatë ditës, duke zbritur fillimisht nën 4.900 dollarë dhe më pas duke testuar nivelin 800...