16.5 C
Elbasan

PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, më krenar me patronazhistët

Partia Socialiste mbyll sot fushatën elektorale në Tiranë me një miting në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te ngjarja e djeshme në Elbasan duke u shprehur se tani është akoma më krenar me patronazhistët.

“Unë kam qenë gjithnjë krenar për patronazhistët, por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan unë jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ato bënë çmos që t’ju lëndojnë që t’ju cënojnë, që t’ju dekurajojnë, ata madje bënë çmos që t’ju poshtërojnë, por ka Zot sepse ata që i bënë ato kundër jush, dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur se ashtu s’dalin dot ashtu sepse kur i mendoj zhveshur ato… Por dolën zhveshur në përmasën e karakterit të tyre, pa pasur asnjë pikë turpi, pasi kur Shqipëria u trondit nga humbja e jetës ato morën përsipër të thonë shqiptarëve që e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo. Kush nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre dhe të gjithë atyre duhet ti vërë gishtin kokës për fëmijët e tyre”.

Më tej nuk munguan as sulmet për kundërshtarët politikë.

“Të zgjohen e të kujtojnë se në çfarë humnerash e kanë hedhur këta Shqipërinë. E kanë hedhur këra Shqipërinë, i kanë hedhur këta shqiptarët. Dhe të zgjohen e të kujtojnë se sa herë ka pasur humbje jetësh, sa herë ka pasur plagë të shkaktuara, jo nga Zoti, por nga robi, aspak çuditërisht ato lidhen me ta. Gjithmonë me ta”.

Sipas Ramës, opozita është e shkuara ndërsa Partia Socialiste e ardhmja.

ora news

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...