7.3 C
Elbasan

PS nis të hënën procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President

Pas dështimit me tentativën e parë, duket se socialistët do të nisin një betejë të dytë për shkarkimin e Ilir Metës nga President. Procedura mund të filloje javën e ardhshme, ndërsa u paralajmërua në rrjetet sociale nga Taulant Balla. Por Presidenti reagoi, duke theksuar se është gati të firmosë Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

Partia Socialiste, e cila fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, do të nisë një betejë të dytë për shkarkimin e Ilir Metës nga President.

Burimet i thanë Rtv Ora, se procedura do të nise nga e hëna e ardhshme, e kjo u la të kuptohet edhe publikisht nga sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Taulant Balla.

Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”

Ilir Meta, pasi njoftoi se do të qëndrojë në Presidencë deri në 24 korrik të vitit 2022 e nga ajo ditë do të rikthehet në krye të LSI-së, përdori zëdhënësin Tedi Blushi, për ti kthyer një përgjigje edhe Taulant Ballës.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”

E në një tjetër reagim kishte këtë paralajmërim.

“Tao Tao afrohu afrohu! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”

Motivi nuk u bë i ditur, por duket se socialistët nuk e pranojnë sjelljen e Ilir Metës, në fushatë dhe shpërthimin në akuza ndaj qeverisë.

Marrëdhënia e Presidentit me Qeverinë mbetet  e tensinuar, e socialistët pas dështimit me tentativën e parë, tashmë që morën mbështetjen e qytetarëve, duket se kërkojnë një provë force të dytë.

Ajo që evidentohet qartë është se zgjedhjet e 25 prillit duket se janë riciklimi i një krize të thellë politike dhe institucionale në vendin tonë.

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...