9.3 C
Elbasan

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës: Shkeljet e kryera nuk mjaftojnë

Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit Meta nga detyra.

Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.

Analiza e të gjitha provave që janë administruar i është nënshtruar edhe interpretimet të natyrës së shkeljeve dhe është vlerësuar nga gjithë procesi që është kryer që të analizohet shkelja e rëndë; nga rrethanat dhe pasoja. Kam menduar që ne nuk mund të marrim në konsideratë disa që janë ekskluzivitet i gjykatës Kushtetuese.

Nisur nga provat dhe natyra e komisionit hetimor që është teknik dhe jo politike, jemi fokusuar te analiza e provave dhe rezultuan disa shkelje si në kuadër të ushtrimit të kompetencave për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetuese, që analizohen në raport. Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit“, tha deputetja e PS, Klotilda Bushka.

Ajo theksoi se shkeljet e kryera nga Presidenti ekzistojnë, por kjo përplasje bën që të miratohen disa rregullime ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të ngjashme.

Bushka u ndal tek dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet e qershorit duke argumentuar se bëhet fjalë për shkelje nga Presidenti, por gjithsesi zgjedhjet u zhvilluan dhe ai dekret nuk pati pasoja të rënda.

Ka patur shkelje të Presidentit në lidhje e zgjedhjet e qershorit, por për të analizuar çfarë pasojash sollën këto shkelje, rezulton se ka patur raste të dhunës, megjithatë këto tensione janë mbajtur nën kontroll dhe nuk ka patur situata dhune.

Këto zgjedhje u realizuan dhe u menaxhuan mirë. Pra nuk pati pasoja thelbësore nga anulimi i zgjedhjeve të qershorit nga Presidenti Meta“, theksoi deputetja e PS./abcnews.

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...