15.5 C
Elbasan

Punimet për ujësjellësin dëmtojnë rrugën që lidh 3 fshatrat në Mirditë, banorët bllokojnë për disa minuta Rrugën e Kombit

Dëmtimi i rrugës që lidh 3 fshatra në Mirditë nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit ka ngritur në protestë banorët e zonës duke bllokuar për disa minuta Rrugën e Kombit.

Banoret e fshatrave Munuz, Rraje e zezë dhe Vele në Mirdite kanë bllokuar Rrugën e Kombit në dalje të Rubikut, në shenjë proteste për dëmtimin e rrugës së këtyre fshatrave. Banorët shprehen se dëmtimi është bërë nga një firmë që ka bërë ndërtimet dhe kanalizimet e ujësjellësit në zonë.

Bllokimi i Rrugës së Kombit në dalje të Rubikut ka ndodhur për disa minuta, pasi ka ndërhyrë polica për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. Kjo ka sjellë përplasje të banorëve me policinë, por që situata u normalizua shpejt.

 

I.K./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten. Ceremonia e betimit do të...

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...

Ekstradohet nga Britania në Shqipëri, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Është ekstraduar nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë shtetasi Lorenc Lala, alias (Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Lorenc Lala,...