17.6 C
Elbasan

Punonjësja rezultoi e infektuar me COVID-19/ Mbyllet kopështi “4 Stinët” në Tiranë

Mbyllet kopshti “4 stinët” në Tiranë. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë këtë vendim, pasi ka rezultuar e infektuar një punonjëse e këtij kopshti. Në njoftimin e shpërndarë nga institucioni i edukimit thuhet se kopshti të mbyllet për 14 ditë. Ndërsa,  fëmijët që kanë frekuentuar kopshtin 10 ditëshin e fundit, do të bëjnë konsulta me mjekët pediatër. Aktualisht edhe drejtoresha e këtij kopshti publik është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.

“Që nga nesër kopshti ështe i mbyllur për një periudhë 14 ditore. Fëmijët që kanë frekuentuar 10-ditëshin e fundit në kopesht do të çohen emrat e tyre tek mjekët pediatre përkatese.”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga vetë kopshti.

Ky nuk është kopshti i parë që mbyllet në Shqipëri. Më herët janë mbyllur kopshti “Skëndebej” në Lezhë, kopshti i qytetit të Përmetit, kopështi në Memaliaj dhe një kopësht në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar. MSH konfirmoi 82 raste të reja. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

J.V/Dosja.a

Lajme të tjera

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...